Euroliga: CSKA e Moskës në finale, në “ajër” Barcelona e Reali!

Një skuadër e vetme është e kualifikuar për në fazën finale të kupës së kampionëve në basketboll për meshkuj në Europë dhe kjo është CSKA e Moskës. Tre pretendentët e tjerë do të dalin vetëm pas ndeshjeve të pesta, pra finaleve të plej ofit në çerekfinale. Në pasiguri të plotë gjigandë si Reali i Madridit apo Barcelona. Madrilenët ia dolën të fitonin ndeshjen e katërt me shumë vështirësi në Spanjë ndaj Anadolu Efesit me shifrat 82-76, ndonëse u ndodh në humbje për një kohë të gjatë. Rezultati është 2-2 dhe ndeshja e pestë do të luhet në Stamboll.

Barcelona u mund ndërkaq në Shën Peterburg nga Zeniti vendas, 74-61, dhe rezultati edhe këtu u barazua në 2-2 me fitore. Të dyja skuadrat kanë nga një fitore e një humbje në fushën e tyre dhe jashtë. Dueli tjetër i fortë është ai mes Olimpias së Milanos, me emrin e sponsorit AX Armani Iksçejng (Exchange)-Bajern Mynih. Gjermanët barazuan serinë pasi u ndodhën në 0-2, duke fituar 85-82 në ndeshjen e katërt. CSKA e Moskës ndërkaq u kualifikua pa asnjë problem duke mundur Fenerbahçen e Stambollit 3-0 me ndeshje.

Rezultatet

CSKA-Fenerbahçe 92-76, 78-67, 85-68.

Barcelona-Zenit Shën Peterburg 74-76, 81-78, 78-70, 61-74.

Anadolu Efes-Real Madrid 90-63, 91-68, 76-80, 76-82.

Olimpia Milano-Bajern Mynih 79-78, 80-69, 79-85, 82-85.

Sfidanti.al