Miluoki humb ndeshjen, por shqetësohet për dëmtimin e Antetokumbos!

Duhej të kishte qenë një rutinë e vërtetë ndaj skuadrës më të dobët të NBA-së, por gjërat dolën jashtë kontrollit që në fillim. U deshën vetëm 46 sekonda që Janis Antetokumbo të braktiste parketin për një ndrydhje të kaviljes dhe Miluoki u mposht në fushën e Hjustonit 136-143 duke gjetur përballë vetes një lojtar “të çmendur” si Kevin Porter (Xhunior). Ky i fundit arriti rekordin e karrierës, 50 pikë, nga të cilët 32 në gjysmën e dytë të ndeshjes dhe 17 në periodën e katërt. Antetokumbo ndërkaq ishte në dyshim që përpara ndeshjes dhe Miluoki do të lutet që dëmtimi i tij të mos jetë i gjatë, ndërsa duhen edhe fare pak ndeshje deri në plej of, dhe skuadra është në vendin e tretë në Lindje. Midëlton shënoi 33 pikë për Miluokin dhe Holidei 29, ndërsa tek Hjustoni ishte Ud me 31 dhe Olinik me 24.

Sfidanti.al