Pep: E përmbysëm ndaj Dortmundit, e përmbysëm edhe tani!

Mbetet pak a shumë me përulësi kur flet lidhur me Championsin, sepse e di se skuadra e tij nuk e ka fanelën e një Reali apo Barcelone, po ashtu as atë të një Liverpuli, Bajerni apo Milani. Gjithsesi, Pep Guardiola pak nga pak po ia del me Sitin. “Duhet të jemi vetvetja, të jemi të qetë, por nuk është e lehtë sepse kjo skuadër nuk ka përvojë në Champions, në nivele të tilla, – tha Guardiola pas fitores 2-1 në fushën e Paris SG, – shpesh gabuam në vendosjen dhe në qarkullimin e topit. Është normale, por po fitojmë përvojë. Ndaj Dortmundit pësuam gol dhe reaguam, po kështu edhe ndaj Paris SG. Ne jemi të mirë nëse luajmë sipas një stili të caktuar, nuk mund të luajmë ndryshe”. Guardiola beson se do të jetë një punë e vështirë pas 6 ditësh.

Sfidanti.al