Plasi spektakli i “pleqve”, Tajsoni thotë se në shtator ndeshet me Ljuisin

Ishte një nga ndeshjet e tij të fundit si boksier profesionist. Majk Tajsoni, kampioni absolut i peshave të rënda në vitet 80-të, ka deklaruar se në shtator të këtij viti do të përballet në ring me një nga rivalët e tij më të mëdhenj, Lenoks Ljusin. Amerikani 54-vjeçar u mund atëherë nga britaniku Ljuis pasi u hodh në tapet me nokaut, ndërsa beteja e tanishme do të jetë më shumë një spektakël, siç ndodhi me luftën e Tajsonit me Roj Xhonsin. Ka pasur zëra se Tajsoni mund të ndeshet me 58-vjeçarin Evander Holifild, një tjetër boksier që e hodhi nokaut atë në vitin 1997. Përpara ndeshjes në 2002, Tajsoni deklaroi se “unë dua t’i ha fëmijët e tij”, ndërsa Ljuisi u përgjigj se “më parë ai duhet të hajë dorën time të djathtë dhe pastaj dorën time të majtë”.

Sfidanti.al