Me shumë gjasë kapiteni i Anglisë do të largohet nga Totenhemit. Harri Kejn lëshoi mesazhin më të qartë deri tani lidhur me të ardhmen. Ndërsa mori çmimin e lojtarit të vitit në Premier Ligë, ai theksoi se dëshira e tij nuk është për çmimet individuale, por për kupat e skuadrave. “Nga ana individuale natyrisht është e rëndësishme të shpallesh më i miri apo të shënosh më shumë gola, – tha Kejni, – por, nëse nuk fitojmë trofe si skuadër unë nuk mund të ndihem mirë. Unë dua të fitoj Premier Ligën, Kampionatin Europian apo trofe të tjerë”. Analistët në Angli thonë se Mançester Siti ose Mançester Junajtid mund të marrin Kejnin, ndonëse Totenhemi nuk do të pranonte që ylli i tij të mbetej në Angli, edhe pse për të mund të jepeshin deri në 150 milionë euro.
Sfidanti.al