Trajneri i Mançester Junajtidit u treguar vërtet i pakujdesshëm në mënyrën sesi foli, ndonëse nuk besohet se ka pasur qëllim që t’i nënvleftësojë kundërshtarët. Ole Gunar Solskjer deklaroi se “nuk e njoh ekipin e Romës, nuk e kam parë ndonjëherë duke luajtur”, dhe kjo bëri që të shpërthenin tifozët romanistë. Ata shkuan në qendrën stërvitore të ekipit në Trigoria duke ngjitur aty një poster. Në të lexohej “Në emër të Romës, bëni që të kujtohet për ne”, duke i bërë thirrje lojtarëve që të japin maksimumin për të mundur Mançester Junajtidin në gjysmëfinalen e Ligës së Europës.
Sfidanti.al