Laporta nis bisedimet për kontratën, Guardiola: Mesi, rri tek Barça!

Mediat katalanase njoftojnë me kënaqësi se babai i Leos, Horge, është takuar me presidentin e klubit dhe kanë filluar diskutimet për një rinovim të mundshëm të kontratës. Sinjalet duken pozitive, pavarësisht interesimit që thuhet se ka Paris SG për kapitenin, dhe besohet se do qëllimit do t’ia arrihet. Për më tepër, në këtë temë ka hyrë ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, që besohet se e donte argjentinasin tek Mançester Siti. “Unë uroj që ai ta përfundojë karrierën tek Barcelona, – shprehet Pepi, – mendoj se Mesi nuk ka vend më të mirë për të luajtur sesa Barça. E vetmja gjë që duhet të bëjë është, siç thoshte mjeshtri ynë i ndjerë Johan Krujfi, të kthehet tek origjina e gjërave, të kuptojë arsyet e këtyre gjërave, që e bën Barcelonën të jetë e veçantë në shumë gjëra lidhur me formën e lojës”.

Sfidanti.al