Portugali, Konseisao tërbohet me arbitrat, dënohet me 4 ndeshje!

Kur vjen puna që Pepe të ndërhyjë për të shuar një sherr! Imagjinoni se në çfarë gjendjeje ka qenë trajneri i Portos, Serzhio Konseisao, që sulmoi arbitrat në përfundim të ndeshjes së të hënës në kampionatin portugez ndaj Moreirenses. Trajneri iu vërsul arbitrit duke i bërtitur fjalë të tilla si “ishte një turp i vërtetë”, “na vodhe kampionatin”, “ti je një debil, një hajdut”, ndërsa më parë kishte marrë karton të kuq. Komisioni i Disiplinës në Federatë e dënoi Konseisaon me 21 ditë pezullim nga detyra që do të thotë 4 ndeshje mungesë në Superligë, përfshi edhe përballjen klasike ndaj Benfikës. Kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim, Porto është 6 pikë prapa Sportingut kryesues, ndërsa barazimi 1-1 në Moreirense i prishi punë.

Sfidanti.al