PSG-Siti, ndeshja e skuadrave që vlejnë mbi 1 miliardë euro!

Po flasim vetëm për formacionin, sepse nëse do të futej e gjithë organika, atëherë vlera mund të shkonte edhe mbi 1.5 miliardë. E tillë gjysmëfinalja e Championsit mes Paris SG e Mançester Sitit që do të luhet sonte në 21:00 në “Park dë Prensis”. Përsa i përket formacioneve të mundshme, vlerën më të madhe e ka skuadra franceze me mbi 660 milionë euro. Vetëm Nejmar shkon në 222 milionë euro, dhe Mbape në 200 milionë, edhe pse ka diferencë të madhe me të tjerët. Siti i Guardiolës vlen si ekip-bazë plot 451.1 milionë paundë stërlina, që do të thotë 519 milionë euro. Të dy klubet kanë shpenzuar qindra milionë euro për gati 1 dekadë, duke qenë padyshim ekipet më të shtrenjtë në botë, duke lënë pas edhe të tillë si Real, Barcelona apo Mançester Junajtid.

Sfidanti.al