Dikush që ka dëshirë të jetë në krahun tënd e bën këtë pa i rënë “nga Kina”. Zinedin Zidan vërtet i ra nga Kina, por gjithashtu nuk pranoi ta mbështeste publikisht presidentin e Realit, Florentino Perez, punëdhënësin e tij, duke u bërë një tjetër trajner me profil të lartë si Guardiola e Klop që dolën kundër idesë së Superligës Europiane. “Perezi e di se çfarë kam ne zemër dhe se çfarë mendoj”, – ishin fjalët e Zidanit, ndërsa Reali i tij bëhet gati për ndeshjen ndaj Çelsit në Champions. “Ne jemi këtu për ndeshjen e Championsit dhe unë duhet të mendojë së pari për këtë, nuk është se kjo temë nuk më intereson por nuk është momenti për ta diskutuar”, – vazhdoi trajneri francez.
Sfidanti.al