E mbani mend Enzo Shifon? Flet për Lukakun dhe Eriksenin tek Interi

Në fushën e lojës ka qenë një nga lojtarët më të mirë të botës në epokën e tij. Enzo Shifo, ylli i Belgjikës me origjinë italiane, shkëlqeu në vitet 80-të me skuadrën e madhe kombëtare belge, ndërsa sot pyetet për dy yje të Interit si belgu Romelu Lukaku dhe danezi Kristian Eriksen. “Unë nuk pata fat tek Interi, por Romelu është njeriu i duhur, – thotë ai, – Lukaku dhe Konte janë një dyshe e përsosur, njëri në fushë e tjetri në stol. Kam pasur gjithnjë besim tek Romelu”. Duke folur për Eriksenin, Shifo thotë se shikon veten tek mesfushori sulmues nga Danimarka. “Kur e shoh të luajë më kujtohet vetja ime, – shprehet ai, – Erikseni ka pasur nevojë vetëm për besim sepse talentin e ka me shumicë”.

Sfidanti.al