Biznesi është biznes, dhe fiton më shumë ai që parashikon të ardhmen qoftë edhe duke rrezikuar. Një kompani shitjesh me pakicë në Britaninë e Madhe, “Hulsejl Klirëns UK” (Ëholesale Clearance UK), që merret me veshje sportive, kishte vënë bast se Superliga Europiane do të kishte sukses dhe kishte porositur fanelat e skuadrave pjesëmarrëse. Pasi projekti dështoi, të paktën për momentin, kompania u detyrua të bënte ulje të mëdha për të shitur bluzat që nuk i hynin kujt në punë. Mediat britanike njoftojnë se rrjeti i shitoreve do t’i shesë fanelat për vetëm 2 paundë stërlina copën, ndërsa në kushte normale ato do të kishin kushtuar ndoshta 30 herë më shumë apo edhe më shtrenjtë.
Sfidanti.al