Nga Spanja: Tifozët anglezë fituan, Reali del i dëmtuar nga kjo histori

Publiku spanjoll, ashtu si edhe 3 klubet kryesore të vendit e kanë treguar qartë dëshirën që Superliga Europiane të mos dështonte, ndërsa ndër promotorët kryesorë të saj ishin Reali e Barcelona. Në sondazhin e “Markës” ku votuan 124 000-129 000 tifozë, qendrimi ishte se dy prej klubeve spanjollë, Barça dhe Atletiko ishte “inteligjent”, ndërsa besojnë (44 për qind) se projekti i Superligës do të kthehet ashtu siç ishte tani, 23 për qind mendojnë se do të kthehet i ndryshuar, ndërsa vetëm 33 për qind mendojnë se nuk kthehet. Plot 60 për qind e votuesve ia japin tifozëve anglezë meritën për dështimin e projektit, ndërsa 75 për qind besojnë se Reali doli i dëmtuar nga kjo histori dhe do të ketë pasoja nga përpasja me UEFA-n dhe nga rritja e anti-madridizmit në Europë.

Sfidanti.al