Gjithë këta muaj, në Mynih dhe në Gjermani flitej së pari për Levandovskin, Toms Mylerin, Manuel Nojerin apo Xhoshua Kimihun, e padyshim për Gnabrinë, Tolisonë, Alabën, Boatengun, Zylen, Goreckën, Hernandezin apo futbollistë të tjerë të Bajernit. Gjithsesi, në mungesë të Alabës dhe Gnabrisë, këto javë po shkëlqen një treshe e cila më parë nuk vlerësohej aq shumë. Revista “Kiker” veçon Erik Çupo-Motingun e marrë verën e kaluar nga Paris SG, Xhamal Musialën anglez që vendosi të luajë për Gjermaninë, dhe të riun tjetër Tangui Nianzu, që luan në qendër të mbrojtjes. Kjo treshe po i bën reklamën e duhur vetes ndërsa i është dhënë mundësia për të luajtur. Bajerni mund të shpallet kampion këtë të shtunë dhe kjo treshje ka padyshim meritën e saj.
Sfidanti.al