Harri Kejn mund të luajë në finalen e Kupës ndaj Man. Sitit!

Këtë mesjavë ai nuk mund të jetë në fushë pasi dëmtoi kaviljen në përballjen e Premier Ligës ndaj Evertonit, por shpresa ekziston. Trajneri kujdestar, Rajan Mejzën, deklaron se sulmuesi kryesor i Totenhemit mund të jetë gati në kohë për finalen e Kupës së Ligës (Karabao) të shtunën në “Uembli” ndaj Mançester Sitit. Kejni nuk mund të bëhej gati në kohë për ndeshjen ndaj Sauthemptonit, që ishte e para e 29-vjeçarit në stolin e Spërsave, por jep shpresë që mund të realizojë diçka të madhe në finale. Në këtë ndeshje, Totenhemi do të jetë pa trajnerin Zhoze Murinjo që u shkarkua nga pronari i klubit, Daniel Levi, ironikisht pa i dhënë mundësinë që të fitonte një tjetër trofe në karrierë.

Sfidanti.al