Ivana, basketbollistja e bukur ballkanase “ndez” NBA-në

Legjenda Ervin Mexhik Xhonson shkruajti në rrjetet sociale për të: “Mirëse vjen në klub Ivana!” Fjala është për basketbollisten e re serbe, Ivana Raca, e cila u përzgjodh në NBA-në e femrave (WNBA) dhe do të luajë për Los Anxhelos Sparksët, ekipin e qytetit ku janë edhe Lejkërsat. Vajza 21-vjeçare ka lindur në të vërtetë në Larnaka të Qipros, por me prindër serbe dhe luan për ekipin kombëtar të Serbisë. Shtatlartë 1.91 metra ajo ka qenë një nga yjet në kampionatin e basketbollit të kolegjeve në SHBA, ku luajti për Universitetin e Uejk Forestit (Wake Forets) duke qenë lojtarja më e mirë me mesatare 16.7 pikë e 9 topa në tabela për ndeshje. Ivana cilësohet si një nga basketbollistet më të bukura të Ballkanit, madje e përditshmja kroate “Jutarnji List” e Zagrebit shkruan se ajo mund të jetë më e bukura.

Sfidanti.al