Çfarë feste, U-21 ka ngjitur vazo, po shefat pse e injorojnë

Kur permendej fjala vazo ne Shqiperi, te gjitheve i shkonte mendja te Kombetarja e futbollit. Aq e lakuar dhe aq e perdorur ka qene kjo fjale, saqe njerezit shkuan deri aty sa merziteshin kur e degjonin dhe leshonin romuze…këta tanët e kanë futur futbolin në vazo!

Per vite te tera sukseset e Kombetares numeroheshin me gishtat e dores dhe federata e sotme, fjalen vazo e personifikonte me sukses. Ngjitja nje vazo me lart, trumbetohej si arritja me e madhe per te bekuar karrigen e atij qe drejton.

Por, sot, duket se fjala vazo nuk ka me efektin e dikurshem. Posti i i drejtuesit mbrohet fort me suksesin europian. Fjala vazo eshte kthyer ne nje fjale “non grata” ne ambientet e FSHF.

Por kete rradhe eshte UEFA ajo qe na e risjell ne vemendje, kur na paralajmeroi se ne shortin e 26 janarit per ekipin kombetar U-21 Shqiperia eshte larguar nga vazo e fundit ku qendronte prej 30 vjetesh. Po te ishim pak vite me pare do shkruanim me te madhe “suksesi me i madh i futbollit shqiptar”, “ekipet e moshave kane rritje”, por sot nuk e duam kete sukses.  Nuk i duam as 12 piket e grumbulluara, nuk i duam as ndeshjet e verteta. Madje shkojme deri aty sa akuzojme trajneret qe u larguan se talentet i moren me vete duke i lene ekipet bosh.

Ndryshimet e trajnereve ne Kombetaret e moshave sot shërbehen si rilindja e futbollit, nje rilindje ku edhe pse luan me Kamzen nje miqësore rutine ajo transmetohet live. Nje “moment i artë”, ku skuadrat e moshes jane me te bashkuara ne misionin e tyre, ka me shume dashuri mes trajnereve. Kjo eshte gjetja e re e federates, edhe pse një futboll pa kujtesë, qe ka harruar “vazon”,një trofe të shumëpritur me vite.

 

Sfidanti.al