Më shumë dhimbje koke për Realin, me Modriçin e Marselon!

Reali i Madridit nuk i ka mirë punët këtë sezon me dëmtimet. Përveç atyre lojtarëve që mungonin deri tani, trajneri Zidan do të duhet të bëjë edhe pa dy të tjerë. Luka Modriç dhe Marselo pësuan lëndime në përballjen e kampionatit ndaj Malagës në “Bernabeu” dhe lajmet nga Spanja flasin për një mungesë 1-mujore të të dyve. Të dy kanë probleme muskulare dhe pritet të mungojnë në disa ndeshje të kampionatit, por edhe në takimin e parë të Championsit, në Madrid ndaj Napolit.

Modriç e Marselo i shtohen mungesave të tjera të rëndësishme si Garet Bejl, Pepe apo Dani Karvahal. Prova e parë e madrilenëve pa gjithë këta futbollistë do të jetë të mërkurën në Vigo ndaj Seltës, ku do të përpiqen të përmbysin humbjen e parë, 1-2, në fushën e tyre.

Sfidanti.al