Futbolli amerikan do të ketë një kampion të ri, që do të thotë se kampioni i vjetshëm nuk arriti dot deri në finale. Denveri do të ndjekë Superboulin numër , mes Nju Inglënd Patriotsit (New England Patriots) dhe Atlanta Falkonsit në stadiumin e Hjustonit në 5 shkurt. Nju Inglënd ishte skuadra e fundit që siguroi kualifikimin pasi mundi në finalen e AFC-së (Konferencës së Futbollit Amerikan). Triumfi ishte 36-17 ndaj Pitsburg Stilersit, ndërsa Atlanta doli kampione e NFC-së (Konferencës Kombëtare të Futbollit), duke mundur Grin Bejn 44-21.
Për Atlantën kjo është finalja e dytë, dhe nëse e fiton, del për herë të parë kampione e SHBA-së në futbollin tipik amerikan. Është e ndryshme historia e Nju Inglendit, skuadrës-rekordmene të finaleve. Ekipi nga zona Foksborou e Bostonit, është katër herë kampion i Amerikës, ndërsa ka dalë më parë edhe katër herë në finale. Kjo është finalja e 9-të, më shumë se kushdo tjetër. Pitsburgu, gjysmëfinalistja e mundur, ka dalë 8 herë në finale, ndërsa është rekordmene e titujve, me 6 të tillë. Nëse Nju Inglend fiton, do të barazohet me Dallasin dhe San Franciskon me nga 5 tituj.
Sfidanti.al