Cristiano Ronaldo hyn e Zidanme del. Enrique Riquelme, kandidat për presidencën e Realit të Madridit, po tregon se I ka idetë e qarta për të ardhmen e klubit dhe sfidon Florentino Perez në zgjedhjet që do të mbahen në qershor, me një projekt shumë ambicioz.
‘Cristiano Ronaldo ka dhënë shumë për futbollin dhe Realin e Madridit dhe për këtë arsye kam ndërmend ta kthej këtu-shpjegoi sipërmarrëi 32 vjecar për Cadena Cope-Zidane nuk do të ishte trajneri im. Drejtuesit sportivë do të mendonin për një tjetër profil për pankinën me një tjetër strategji. Personalisht më pëlqen Klopp, por edhe raul po bën një punë të mirë dhe vlerësohet nga të gjithë’
Por kush është Enrique Riquelme?
Biznesmeni 32 vjecar është anëtar i klubit prej të paktësh 20 vitesh dhe siguron një garanci ekonomike të barabartë me 15% të të ardhura të klubit. Riquelme ka themeluar Cox Energy një kompani e energjisë së rinovueshme aktive kryesisht në tregun amerikanolatin që vlerësohet me mbi 300 milionë Euro dhe me këtë fuqi financiare ai sfidon Florentino Perez.
‘Pas presidentit më të mirë në histori(Santiago bernabeu) kemi pasur shumë presidentë të mirë. Perez është një prej tyre, ka bërë gjëra të mira për klubin duke konsoliduar Real Madrid 2.0. Por institucioni ka nevojë për një ndryshim-tha Riquelme teksa prezantoi kandidaturën e tij’
Sfidanti.al