Nerva të tendosura te Chelsea. Pas humbjes 5-2 të Bluve kundër Ëest Bromëich në Stamford Bridge, Antonio Rudiger u përjashtua nga stërvitja pas një zënke të fortë me shokun e tij të skuadrës, Kepa Arrizabalaga. Sipas të përditshmes ‘Telegraph’ dy futbollistët arritën deri sa të godisnin njëri-tjetrin duke detyruar trajnerin Tuchel që të largojë mbrojtësin gjerman.
Është kjo një situatë që pasqyron klimën që mbizotëron te Chelsea që të mërkurën do të luajë ndaj Portos në ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Pas disfatës me Ëest Bromëich që ndërpreu serinë e 14 ndeshjeve pa humbje, Tuchel u rekomandoi futbollistëve të tij që të mos humbisnin toruan dhe të ruanin qetësinë, një këshillë që u duk qartë që nuk u dëgjua nga të gjithë.
Sfidanti.al