Prapaskena Lukaku; për një ditë ishte bardhezi

Bardhezi, por vetëm për një natë; fati i Romelu Lukaku mund të ishte juventin. I transferuar te Interi në verën e vitit 2019, belgu ishte në fakt shumë pranë kalimit të Juventusi në të njëjtin sesion të merkatos. Prapaskena u zbulua në ‘Pressing’ nga Sandro Sabatini dhe flitej për një shkëmbim kartonash me Paulo Dybalën, me argjentinasin që do të shkonte drejt Anglisë për të veshur fanelën e Manchester United

‘Lukaku për një natë ishte futbollist i Juventusit-tregon Sandro Sabatini-bardhezinjtë e kishin vendosur shkëmbimin me Dybalën, por më pas argjentinasi nuk gjeti akordin për pagën me Manchester United. Në këtë pikë Interi u tregua i aftë që ndërhyri sërish për të sjellë Lukakun në Milano’.

Sfidanti.al