PSG-së i vjen në majë të hundës me Mbapenë: Le të ikë për 120-150 milionë euro!

“Edhe flori të jetë nuk e marr”, thuhet në një batutë filmi shqiptar, ndërsa Paris SG duket se po thotë se edhe sikur Kilian Mbape të bëjë vezë të arta, klubi nuk do ta presë pafundësisht. Kontrata e sulmuesit 22-vjeçar përfundon në 2022 dhe ai nuk po jep asnjë shenjë se do të rinovojë. Kjo do të thotë se PSG nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të pranojë transferimin e tij këtë verë, për të mos e humbur me vlerë zero vitin tjetër. E përditshmja franceze “Le Parizien” shkruan se Leonardos (drejtorit teknik) dhe presidentit Al Helaifi u ka ardhur në majë të hundës dhe nuk mund të presin më tepër. Për këtë arsye është vendosur (sipas gazetës) çmimi i kartonit që duhet të jetë ndër 120 deri në 150 milionë euro shumë më pak sesa pretendonin parizienët më parë. Mbape nuk shitej pa 250 milionë euro para pandemisë, por edhe më pas çmimi shkonte në 200 milionë. Të shohim se cili klub do të dalë fitues në garën për kampionin e botës.

Sfidanti.al