Roma dhe shqiptarët, por në mbrojtje nuk pëlqen vetëm Hysajn!

Në kryeqytet ndodhet prej disa muajsh Marash Kumbulla, ndonëse do të duhet të pushojë deri në fund të sezonit për shkak të dëmtimit. Roma mund të bëjë bashkë dy shqiptarë në mbrojtjen e saj, ndonëse klubi verdhekuq ka plane për më shumë sesa vetëm një përforcim. “La Gazeta delo Sport” shkruan se në Trigoria mendojnë një revolucion të vërtetë pasi mund të afrohen Elseid Hysaj e Maksimoviç të Napolit, madje edhe portieri napolitan Meret.

Nuk dihet sesa mund të realizohen, por lista përmban edhe portierin e Atalantës Golini, Muso e Silvestri, nga të cilët kuptohet mund të vijë vetëm një ose maksimumi dy. Planet e Romës janë edhe nëse qendron trajneri Fonseka, edhe nëse vjen drejtues i ri i skuadrës. Romanët kanë pasur dobësinë kryesore pikërisht në mbrojtje duke pësuar shumë gola, ndërsa sulmi ka qenë mirë sepse ka shënuar plot.

Sfidanti.al