Gerard Piqué flet për fëmijët e tij: Jetojnë me një presion të tepruar

Gerard Pique ishte i ftuar në programin ‘Nexes’ të TV3 ku në një intervistë të tij foli për shumë tema si skuadra, La Liga, biznesi dhe familja, Shakira, Milan e Sasha, dy djemtë e tij me të cilët kalon shumë kohë të lirë

‘Fëmijët tuaj kanë babain nr.1 dhe nënën nr.1 duhet të jetë e vështirë për ta-iu drejtua moderatorja mbrojtësit të Barcelonës.

Është një presion që Pique e Shakira nuk e kishin kur ishin fëmijë dhe për këtë arsye futbollisti tha se është e nevojshme që ata si prindër të dinë të balancohen

‘Kujtoj që babai im nuk më linte kurrë të fitojë, kurse unë e Shaki ndonjëherë i lëmë të fitojnë sepse e kuptojmë se ata kanë një kontekts ndryshe nga ai që kemi pasur unë dhe ajo që kishim prindër jo të famshëm-tha Pique-fëmijët tanë jetojnë me një presion të tepruar. Kanë lindur me këtë dhe besoj se ndonjëherë ata duhet të kenë fitoret e tyre personale, edhe pse në shtëpi. Duke luajtur futboll me Milan apo Saschai lë të fitojnë, sepse do t’u kushtojnë shumë ose do të kenë këtë presion për të fituar jashtë shtëpisë, kështu që të shijojnë fitoret personale këtu’.

Pique foli edhe për herën e parë që arriti të mposhtë të atin. ‘Ditën që fitova për herë të parë ndaj tij mendova: ‘Nuk do të të lë kurrë të fitosh’. Ishte një fitore që në të vërtet ishte një budallallëk, por për mua ishte shumë e rëndësishme’

Sfidanti.al