Barcelona, Messi pret propozimin për rinovim, por kërkon projekt fitues

Lionel Messi nuk e përjashton mundësinë që të rinovojë kontratën me Barcelonën, por kërkon garanci. Kapiteni i klubit katalana, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor, është në pritje të propozimit të klubit. Argjentinasi e mësoi si publikisht ashtu edhe privatisht dëshirën e shprehur nga presidenti Laporta, për ta parë atë që të vijojë karrierën te Barcelona.

Por gjithsesi, sipas ‘El Mundo Deportivo’, Laporta ende nuk i ka bërë një propozim specifik dhe kështu që Messi po e pret që ta vlerësojë. Laporta po e përgatit propozimin pasi bëri një analizë të parë të situatës ekonomike të klubit në ditët e kaluara.

Pasi të jetë kryer kjo analizë, parashikohet një takim mes tij dhe Messit në javët e ardhshme me argjentinasin që pret përgjigje të sigurta. Laporta e di që prioriteti i Messit është projekti sportive. Sulmuesi e di se ka edhe pak vite në nivelet maksimale dhe kërkon garanci për të luftuar për Ligën e Kampioneve. Kështu që Messi, i ndërgjegjshëm se nëse qëndron te Barcelona do të duhet të pranojë reduktim të pagës, do që të dijë lëvizjet e Laportës në nivelin sportiv do t’i lejojë klubit të luftojë për trofe në një periudhë të shkurtër kohe. Shkurt; përforcimet . Dhe për merkaton e verës është një emër në krye të listës, Erling Haaland nga Borussia Dortmund

Te bordi drejtues i Barcelonës ka optimizëm  se Messi do të pranojë rinovimin, por për momentin futbollisti është në pritje të propozimit

Sfidanti.al