Një protestë e heshtur ia vlen për 6 500 jetë të shuara në Kupën e Botës në Katar!

E përditshmja britanike “Gardian” (The Gardian) pati muajin e kaluar një shkrim investigativ ku informohej se rreth 6 500 njerëz kanë humbur jetën në Katar, që nga koha kur vendit iu akordua Kupa e Botës, ndërsa punonin në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës. Në vazhdën e këtyre informacioneve, kombëtarja e Norvegjisë u bë e para që mbajti qendrim duke dalë me një fanelë proteste përpara ndeshjes ndaj Gjibraltarit. Në fanelë shkruhej thjesht “Të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë fushe”. Trajneri Stale Solbaken kishte një fanelë ku shkruhej “respekt, brenda dhe jashtë fushe”. Në Norvegji ka pasur debat këto janë nëse kombëtarja duhet ta bojkotojë Kupën e Botës për shkak të informacioneve për shkeljen e të drejtave të njeriut në Katar. Solbaken thotë se “veprimi ynë u bë për të ushtruar më shumë presion mbi FIFA-n që të marrë masa dhe të imponojë standarde më të larta ndaj autoriteteve të Katarit”.

Sfidanti.al