Arturo Vidal po punon shumë për t’u kthyer në fushë në fazën finale të sezonit, por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me fanelën e Interit. Sipas ‘Corriere Dello Sport’ kiliani, që ka edhe një vit në kontratën e tij me klubin zikaltër, nuk i realizoi pritshmëritë e klubit dhe mund të largohet nga Interi, kjo edhe për shkak se paga e tij do të arrijë në nivelin e 6.5 milionë Eurove, paga më e lartë në klubin milanez
Interi tashmë ka filluar të reflektojë për Vidal dhe është gati të marrë në konsideratë ofertat e mundshme për të. Flamengo, Marseille dhe Galatasaray mund të bëjnë propozime për Vidal, por për Interin shfaqet problemi i dekretit të rritjes. Nëse Vidal nuk i plotëson 2 vitet e qëndrimit në Itali, Interi do të duhet të paguajë taksën e plotë për sezonin aktual.
Sfidanti.al