Lajpcig-Bajern me 999 tifozë? Ndoshta, 777 tifozë ishin në Rostok-Haleshen!

Klubi i Lindjes ka kërkuar një gjë të tillë, më shumë për të pasur atmosferë sesa për të fituar nga ana financiare, pasi flitet për pak tifozë. Gjithsesi, kërkesa është bërë dhe pritet përgjigja e kryetarit të Bashkisë së Lajpcigut, Burkhard Jung. Shpresa është që të ketë 999 tifozë në 3 prill në duelin Lajpcig-Bajern në orën 18:30 pra në sfidën më të fortë të Bundesligës këtë sezon. Shpresa ekziston sepse 777 tifozë u lejuan në ndeshjen e kategorisë së tretë mes Hansës së Rostokut dhe Haleshenit që përfundoi 1-0 për vendasit. Duhet pritur sepse kjo do të ndodhë pas ndërprerjes për ndeshjet e ekipeve kombëtare, ndërsa nuk duhet harruar se përballë do të jenë ekipi i vendit të dytë me kryesuesit, ndërsa diferenca është vetëm 2 pikë.

Sfidanti.al