Mbushi 48 vjeç dhe si çdo njeri donte që të ishte një ditë e lumtur. Trajneri holandez, Ronald Kuman, e përjetoi në mënyrë të veçantë ditëlindjen e tij të 48-të, pasi futbollistët e Barcelonës i bënë dhuratë të shkëlqyer me fitoren 6-1 në fushën e Sociedadit. Diçka e rrallë për t’u arritur, por ja që Mesi me shokë ia dolën. “Padyshim ishte dhurata më e mirë që mund të më bënin, – tha Kumani, – jam i lumtur edhe për Grizmanin dhe Zhordi Albën që kishin ditëlindjen dhe që luajtën shumë mirë”.
Për kuriozitet, të tre personazhet katalanas kishin ditëlindjen pikërisht në 21 mars, me Kumanin që u bë 48, Grizmani 30 dhe Zhordi Alba 32. “Gjëja më e mirë është që po ndihem shumë komod në fushë, – tha Grizman, – po mirëkuptohem me shokët e skuadrës, prandaj po vijnë edhe golat dhe fitoret”. Barcelona cilësohet favorite për La Ligën, por Kuman “frenon”. “Kampionati është i gjatë, është Atletiko në krye, është edhe Reali shumë afër të mos e harrojmë, – tha ai, – por, jemi shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Po bëjmë presion, luajmë shumë mirë me top dhe pa top”. Barcelona ka 62 pikë ndaj 66 të Atletikos dhe 60 të Realit.
Sfidanti.al