Favorit për Championsin jepet Siti, por edhe tifozët anglezë thonë “Bajern”

Është thjesht një sondazh, por shpreh kaq shumë me shifrat që dalin prej tij. Tabloidi britanik “Deili Meil” hapi një pyetësor për lexuesit (tifozët) se cili ekip ka më shumë mundësi të fitojë Ligën e Kampionëe, ndërsa secili mund të zgjidhte një nga 8 çerekfinalistët. Edhe pse 3 nga ekipet ishin anglezë, sërish tifozët ishullorë zgjodhën Bajernin e Mynihut si favorit absolut për të fituar Championsin, duke i dhënë jo më pak se 32 për qind të votave. Skuadra e momentit, Mançester Siti, doli në vend të dytë me 22 për qind, ndërsa Liverpuli i treti me 20 për qind. Njëanshmëria angleze u duk kur Çelsit iu dhanë 14 për qind shanse për t’u shpallur kampion i Europës, ndërsa Reali i Madridit pati vetëm 2 për qind pëlqime, po aq sa Porto e Dortmundi, ndërsa Paris SG ishte pak më mirë me 6 për qind. Sipas kompanive të basteve, favorit për Championsin jepet Mançester Siti, i ndjekur nga Bajerni, Liverpuli e Paris SG.

Sfidanti.al