Italia i lutet: Milan, në Europë të paktën na shpëto ti!

Ka mundësi që një sukses këtë sezon ta ndryshojë për mirë fatin e skuadrës, që shpesh herë ka qenë “tragetatore” e futbollit italian në kontinent. Në Apenine po bëhen thirrje që Milani të mbrojë nderin e ekipeve të Serisë A që “u zhdëpën si herët” në konkurrimet e futbollit këto ditë. Juventusi u eleminua nga Porto në Champions, po ashtu Atalanta dhe Lacio, ndërsa Napoli është larguar më herët. Roma mbetet në garë, por Milani është diçka tjetër e 7 tituj në Champions, gjë që nuk e ka bërë asnjë skuadër italiane.

“Milan, na shpëto ti, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – kundër Junajtidit për të nxjerrë nga balta futbollin italian”. Trajneri Pioli i kërkohet të harrojë kampionatin dhe të mos bëjë llogari, por që të bëjë maksimumin mbrëmjen e sotme. Ibrahimoviç është në dyshim, ndërsa anglezët mund të kenë Pogbanë dhe Rashfordin. “Nuk mund t’i zemë besë rezultatit 1-1, – thotë Pioli, – është i pamenaxhueshëm. Ne kemi ritëm dhe cilësi, Milani im mund t’ia dalë”.

Sfidanti.al