Kur drejtuesit e FIFA i dhanë Arsene Wenger detyrën e përgjegjësit të zhvillimit të botës së futbollit, e dinin shumë mirë se cfarë po bënin. Francezi jo vetëm që ka qenë një trajner i madh, por edhe një teoricien i mirë. Kështu që nëse është dikush që mund të analizojë futbollin e sotëm për të imagjinuar atë që do të jetë në të ardhmen, është pikërisht ‘Profesori’ që sipas tabloidit ‘The Sun’ po punon për një sërë risish që nëse sheh atë që propozon Ëenger është më shumë një revolucion. Propozimi më inovativ ka të bëjë me kombëtaret, por që duket se bezdis klubet.
Ideja e re që pritet të propozojë FIFA parashikon një modifikim të kalendarit të ndeshjeve kombëtare. ‘Një nga zgjidhjet për të cilën do të diskutojmë është kompaktësimi i kualifikueseve-tha Wenger-në vend që të shihen futbollistë që të lënë klubet në shtator, tetor, nëntor, mars e qershor, të mbledhim ndeshjet kualifikuese në një muaj ose në dy cikle prej 4 ndeshjesh në tetor dhe shkurt. Në këtë mënyrëm futbollistët do t’iu dedikohen klubeve të tyre nga marsi në qershor dhe në kalendar do të fitojmë 4 data. Zgjidhja ideale do të ishte zhvillimi i kualifikueseve në 1 muaj, në tetor psh. Futbollistët luajnë kualifikueset dhe më pas do të luajnë vetëm me klubet e tyre. Do të ishte një evoluim, jo një revolucion’.
Sfidanti.al