Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka hapur një dosje për postimin denigrues në drejtim të arbitrit Pasqua nga ana e Theo Hernandez, me këtë të fundit që e fshiu më pas atë. Lajmi bëhet i ditur nga ANSA. Futbollisti i Milanit, menjëherë pas humbjes ndaj Napolit shfryu në rrjetet sociale të gjithë zemërimin e tij në drejtim të arbitrit të ndeshjes, Pasqua për një penallti që nuk ia akordoi Milanit edhe pasi e verifikoi në sistemin VAR.
Në postimin e tij Theo Hernandez publikoi foton e Pasquas të shoqëruar me 4 emotikone duke vjellë. Futbollisti e fshiu postimin e tij, por gjithsesi ajo e bëri xhiron e botës në internet dhe tani kjo cështje po hetohet nga Federata Italiane e Futbollit.
Sfidanti.al