De Gea, Pogba e Van de Bek kthehen, por Solskjer e ka me Van Galin e Murinjon

Në “San Siro” do të luhet pjesa e dytë e klasikes Milan-Mançester Junajtid dhe trajneri Ole Gunar Solskjer ka marrë disa lajme të mira. Lojtarë të dëmtuar si portieri De Gea, dhe mesfushorët Pol Pogba dhe Doni Van de Bek do të kthehen nga dëmtimi, edhe pse këtë gjë nuk do ta bëjë dot sulmuesi me përvojë Edinson Kavani. Anglezët do të jenë në pozita të vështira pas barazimit 1-1 në “Old Traford” me Milanin që luajti më mirë, ndaj do të duhet një “fytyrë” tjetër në Itali për t’ia dalë mbanë.

Solskjeri ndërkaq ka kritika për paraardhësit e tij, Luis Van Gal e Zhoze Murinjo, që sipas tij nuk kanë punuar si duhet për rinovimin e skuadrës dhe krijimin e një brezi fitues. “Ndonjëherë trajnerët e kanë fiksim të fitojnë kupat dhe harrojnë punën kryesore që krijon bazat e suksesit, – tha norvegjezi, – ata u morën më shumë me fitimin e ndonjë kupe, dhe rindërtimin duhet ta bëj unë”. Van Gal fitoi Kupën e Anglisë, ndërsa Murinjo mori Ligën e Europës dhe Kupën e Ligës.

Sfidanti.al