Pavarësisht kërkesës për respektim të privatësisë së bërë disa ditë më parë nga Iker Casillas, thashethemet mediatike u kthyen të flasin për jetën private të ish portierit të Realit të Madridit. Revista ‘Semana’ ka folur për një dashuri të re të Casillas; këngëtaren Sara Denez. Sipas revistës, Casillas e Denez kanë kaluar disa ditë së bashku në Andaluzi dhe Denez shfaqi mbështetjen e saj për Casillas që nuk po kalon një moment të lehtë pas ndarjes me bashkëshorten e tij, Sara Carbonero.
Ishin këto thashetheme, të cilave Casillas preferoi të mos u japë përgjigje, ndërsa artistja nga Malaga u tërbua. Denez në fakt nuk e pëlqeu aspak gossipin mediatik të ‘Semana’ dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e cilësoi totalisht fals lajmin e publikuar.
Më pas ajo vendosi të publikojë një foto me të dashurin e saj të vërtetë të shoqëruar me mesazhin: ‘Shpresoj se kush publikon lajme false të paguajë pëe të keqen që shkakton. Në jetën time jam një person normal. Kam të dashurin tim dhe një jetë të qetë. Nuk jam e dashura e askujt tjetër; I shkreti Iker’. Më pas Sara Denez shtoi: ‘Lajm i rremë, më lini të qetë’.
Sfidanti.al