Qëndrimit të Elseid Hysajt te Napoli duket se i ka ardhur fundi. Ai që e konfirmoi këtë ishte agjenti i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Mario Giuffredi në një intervistë për Radio Punto Nuovo teksa konfirmoi bisedimet edhe me Paris Saint Germainin.
‘Cështja e Hysajt është mbyllur-tha Giuffredi-po i afrohemi fundit të sezonit, sigurisht Elseid mbetet në dispozicion të klubit, por duke parë se rregullorja në lejon që të gjejmë akorde me klube të tjerë që nga 1 janari, ne po shohim rretherrotull. PSG? Është një prej klubeve me të cilin kemi zhvilluar bisedime, kam komunikuar me Leonardin, por asgjë konkrete. Duhet shumë për të nisur një tratativë serioze’
Giuffredi foli edhe për mundësinë e qëndrimit të Hysajt te Napoli nëse në pankinë do të kthehet Maurizio Sarri.
‘Hysaj mbetet te Napoli nëse vjen Sarri? Unë duhet të bëj punën time dhe të vijoj me bisedimet e nisura prej disa mujsh-shtoi Giuffredi-nëse Sarri kthehet, skenari do të ketë ndryshuar, për të mos thënë mbyllur’.
Sfidanti.al