F1, nisën testet në Bahrein, Super Red Bull me Verstappen, Ferrari për t’u riparë, dështon Mercedes

Në pistën e Sakhirit u mbyll dita e parë e testeve, që në orët qendrore të  tyre u shoqëruan nga një stuhi rëre. Ai që shkëlqeu në këtë ditë të parë të këtyre testeve ishte Max Verstappen me Red Bull që e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 30 sekonda e 674 të mijtat duke lënë pas Lando Norris me McLaren të shkëputur me 215 të mijtat më shumë, ndërsa kohën e tretë më të mirë e shënoi Esteban Ocon me Apline me 472 të mijtat më shumë se Verstappen.

Në vendin e katërtë me 1 sekondë e 1 të dhjetat më shumë u pozicionua Lance Stroll me Aston Martin që la pas pilotin spanjoll të Ferrarit Carlos Sainz. Kampioni i botës, Lewis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i dhjetë me 2.2 sekonda më shumë i ndjekur nga ferraristi tjetër Charles Leclerc i cili gjatë paradites të së premtes pati një problem me njësinë e fuqisë të motorit.

Sfidanti.al