Juventus, Ronaldo mund të largohet, në skenë rishfaqet edhe Reali i Madridit

Zërat për një largim të Cristiano Ronaldos nga Juventus në fund të sezonit vetëm sa vijnë e shtohen dhe tani nga Spanja publikohet një lajm i ri që flet për një rikthim teë bujshëm të portugezit te Reali I Madridit. Sipas AS dhe Marca, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes  është në kontakt të vazhdueshëm si me drejtuesit e Paris Saint Germainit ashtu dhe me presidentin e klubit merenges Florentino Perez,  me superagjentin që po kërkon mënyrën për të cuar deri në fund tratativat

Në Madrid, Ronaldo do të mirëpritej krahëhapur duke qenë se pas largimit të tij, Reali ka pasur paraqitje me shumë oshilacione pas një pesëvjecari ëndrrash 2013-2018 me luzitanin në rolin e liderit. Për momentin bëhet fjalë për një hipotezë, por eliminimi i papritur i Juventusit nga Porto në Ligën e Kampioneve duket se I ka përshpejtuar disa dinamika. Për më tepër, paga e Ronaldos rëndon mbi llogaritë financiare të Juventusit, ndërkohë që edhe në aspektin teknik duket se ka ardhur momenti për ndryshime drastike,

Për të mos gjeneruar një minusvalencë me kartonin e Ronaldos për të cilin u pagua mbi 100 milionë Euro në 2018, Juve mund të shesë Cristianin për një shifër prej rreth 30 milionë Euro, por skuadrat që mund t’ia garantojnë pagën 31 milionë Euro në sezon luzitanit janë të pakta dhe mes tyre janë PSG e Real Madrid.

Në këtë pikë, në duelin mes këtyre dy klubeve një rol të rëndësishëm mund të ketë Kylian Mbappe dhe e ardhmja e tij, me francezin që ka një kontratë me PSG deri në 2022, por që e ka lënë pezulll cështjen e rinovimit dhe Reali nuk e ka fshehur interesin për të. Nëse Mbappe qëndron në Paris, atëherë rriten shanset për të parë Ronaldon të veshë sërish fanelën e Los Blancos. Në rast të kundërt, nëse Mbappe vendos të largohet nga kampionët e Francës, atëherë këta të fundit do të hidhen në sulm për një prej yjeve të futbollit Botëror Messi apo Ronaldo.

Sfidanti.al