Kur Platini pyeti Bonipertin: Kush është ky Avokati (Anjeli)?!

Në vitin 1982, Juventusi kërkonte një yll të madh për ekipin që ishte edhe baza e kombëtares së Italisë. Avokati Xhani Anjeli kishte folur me drejtorin e të përditshmes franceze, “L’Ekip”, i cili i kishte thënë se në ligën e Francës ishte një lojtar i madh, dhe ky ishte Mishel Platini, në atë kohë lojtar i Sent Etienit. Pas kësaj, Avokati njoftoi presidentin juventin, Boniperti, duke i kërkuar që ta merrte Platininë. Kështu edhe ndodhi, u bë oferta dhe u pranua, si dhe u diskutuan pikat e kontratës. Pas kësaj, Boniperti i tha Platinisë në telefon: “Tani pot ë kaloj Avokatin!” Ylli francez u habit.

“Avokatin? Cilin avokat? Ende do të diskutojmë pikat e kontratës?” – tha ai. “Jo avokatin, Mishel, por Avokatin, – tha Boniperti, – nuk është e njëjta gjë”. Platini qesh sot kur e kujton, ndërsa flet për “La Gazeta delo Sportin” dhe shfajësohet duke thënë se në atë kohë nuk i njihte pjesëtarët e familjes Anjeli. Në intervistë, Platini nuk tregon episodin interesant gjatë diskutimeve për kontratën. Drejtuesit e Juves i thanë: “Do të shkosh në kombëtaren e Francës dy herë në vit”. Ai u përgjigj: “Do të shkoj në kombëtaren e Francës, sa herë që të më thërrasë kombëtarja e Francës!”

Sfidanti.al