Gjokoviç sërish më i fortë se dëmtimi, në çerekfinale të Australian Openit!

Ishte e dyta ndeshje radhazi që luante me ndihmën e mjekut pranë vijave anësore të fushës. Novak Gjokoviç, numri 1 i botës dhe kampioni në fuqi i Australian Openit, u kualifikua për në çerekfinale të Grand Slemit të parë të vitit pas fitores 3-1 ndaj Millosh Raoniçit, ndonëse disa herë mori asistencën mjekësore (në foto). Tenisti serb ia doli me setet 7-6, 4-6, 6-1 e 6-4, një rezultat aspak i keq ndaj numrit 14 të botës.

Siç theksuan mediat botërore, Gjokoviçi nuk është në 100 për qind të formës, por besohet se nuk ka këputje muskuli në bark, siç u mendua pas dëmtimit që i ndodhi në ndeshjen e raundit të kaluar ndaj amerikanit Fric.  “Unë e di se ju kërkoni të dini, – tha ai, më pas, – por, nuk dua të hyj në këto hollësi. Ne patëm skaner dhe bëmë kontrollet mjekësore, unë e di se çfarë kam, por nuk mund t’ua them, nuk dua që të ketë spekullime për këtë”.

Sfidanti.al