Mesi e feston me 2 gola dhe fitore barazimin e rekordit të Ksavit!

Kohët nuk kanë qenë nga më të mirat, por një sukses është gjithnjë një kënaqësi e madhe, aq më shumë kur shoqërohet me thyerje rekordi. Lionel Mesi duket se është kthyer në formën e tij më të mirë (sërish) dhe ishte “violinë e parë” në fitoren 5-1 të Barcelonës ndaj Alaveshit në “Kamp Nou”. Në këtë përballje të La Ligës, argjentinasi barazoi rekordin e Ksavi Hernandezit me 505 ndeshje në kampionatin spanjoll.

Në 505 ndeshje në La Liga ai ka shënuar 459 gola duke qenë rekordmeni me diferencë, dhe duke pasur mesataren prej 0.91 golash për ndeshje. Në total ai 759 ndeshje me klubet (Barcelonën), dhe 653 gola. 724 gola ka gjithsej në karrierë duke përfshirë edhe kombëtaren e Argjentinës. Këtë sezon, kapiteni katalanas ka arritur në 19 rrjeta në 28 ndeshje. Ndërkaq, me këtë fitore Barcelona u ngjit në 46 pikë në renditje duke u barazuar me Realin e Madridit, por duke mbetur 8 pikë prapa Atletikos që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Ëndrra për titull duket e vështirë për t’u realizuar për të dytin sezon radhazi, pavarësisht bëmave të Mesit.

Sfidanti.al