Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Interi do të duhet të kurojë plagët në ndeshjen ndaj Lazios në kampionat. Por përpara se të përqendrojë vëmendjen te kjo përballje e rëndësishme, trajneri i zikaltërve, Antonio Conte deshi që bëjë disa sqarime për përplasjen mes tij dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli.
‘Të vërtetën e panë dhe e dëgjuan të gjithë dhe kjo është e rëndësishme-tha Conte-thënë këtë, ne jemi modeli edukues dhe këtë duhet ta kujtojmë në cdo rrethanë. Më vjen keq për atë që ndodhi dhe jam këtu për të kërkuar ndjesë. Reagova gabim ndaj një provokimi dhe fyerjeve. Mund të isha përgjigjur ndryshe, në mënyrë më simpatike apo pozitive. Do ta kem parasysh për herën tjetër. gabova, duhej të përgjigjesha ndryshe, por tani të përqendrohemi te fusha dhe futbolli’
Dhe duke u kthyer pikërisht te futbolli i luajtur, Conte foli për përballjen e vështirë që e pret, atë ndaj Lazios të cilën ai e vlerësoi
‘Lazio është një skuadër në gjendje të mirë dhe që vjen pas shumë fitoreve radhazi-tha Conte-po flasim për një realitet të konsoliduar të kampionatit italian, me një strukturë të përcaktuar mirë dhe futbollistë shumë cilësorë. Do të jetë një test I rëndësishëm kundër një skuadre të fortë. Do të duhet të përgatitemi mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë por edhe stimuluese’.
Sfidanti.al