Këtë fundjavë Premier Liga angleze do të ketë sfidën e madhe Liverpul-Mançester Siti. Do të ndeshen dy kampionët e fundit të vendit, si dhe skuadra kryesuese me kampionen në fuqi e pretendente për titull, ndërsa ka një statistikë që shqetëson tifozët miq. Skuadra e tyre ka 18 vjet që nuk fiton në stadiumin “Anfild”, një problem që është kthyer në makth apo në kompleks për futbollistët e “Qytetarëve”. Këtë e thekson ish-lojtari i Sitit, Garet Berri, që thotë se “duhet kaluar pengesa psikologjike e “Anfildit” nëse dëshirohet që të fitohet ndeshja”.
Gjithsesi, Berri ka besim se nëse Siti fiton në Liverpul, atëherë do të shkëputet drejt titullit. Një plus për miqtë është fakti se në stadium nuk do të jenë tifozët e frikshëm liverpulas, një nga faktorët e mëdhenj që kanë nxitur skuadrën e tyre drejt fitoreve. Berri thotë se është shumë i lumtur që Pep Guardiola ndihet i qetë, pra ai ka besim tek lojtarët e tij se ata janë në formë dhe do të dijnë të bëjnë detyrën.
Sfidanti.al