Në pritje për të mësuar nëse Lewis Hamilton do të vazhdojë të jetë përkrah Valtteri Bottad, Mercedes bën të ditur se kur do të prezantojë makinën e re nëpërmjet një ceremonie online.
Në fakt W12 do të prezantohet fiks pas një muaji, në 2 mars, dhjetë ditë përpara fillimit të testeve në prag të kampionatit në 12-14 mars në Shakir, ku do të nisë edhe kampionati me garën e Bahreinit në 28 mars. Përpara Mercedes do të bëjnë prezantimin e makinave të tyre, McLaren dhe Alfa Romeo Racing respektivisht në 15 dhe 22 shkurt.
Por te Mercedes, më shumë se te prezantimi i makinës së re Mercedes AMG F1 W12 E Performance, kurioziteti i përgjithshëm është thuajse i gjithë për tratativat e vështira mes treshes Daimler-Wolff-Ineos dhe pilotit 7 herë kampion bote, Hamilton sepse në fund të fundur në 7 vitet e fundit diferencën e ka bërë gjithnjë piloti britanik.
Sfidanti.al