I pari është 18 vjeç dhe i dyti 34, pra rikuperimi nga dëmtimi në gju duhej të kishte qenë më i shpejtë për të parin. Nuk po ndodh kështu tek Barcelona, pasi lajmet në mediat katalanase dhe spanjolle flasin për një shqetësim të madh në stafin mjekësor dhe në mërzinë e madhe të Ansu Fatiut. Adoleshenti, i vlerësuar shumë lart si futbollist i së ardhmes, por edhe i të tashmes, nuk po e merr dot veten nga dëmtimi. Menisku duhej ta kishte marrë veten plotësisht, sepse dëmtimi ndodhi në 7 nëntor, dhe tani duhej të ishte duke u riaftësuar për të qenë gati në Champions ndaj Paris SG. Nuk po ndodh kështu, dhe tek Barça nuk janë në gjendje të thonë se kur Fatiu do të jetë në 100 për qind. Sa për Pikenë, 34-vjeçari po e merr veten shumë mirë dhe duket se mund të kthehet shpejt në fushë.
Sfidanti.al