Kovidi nuk rresht së kërcënuari, tani rrezikon Lajpcig-Liverpul!

Kancelarja Angela Merkel e dha vendimin e saj dhe do të ketë kufizime fluturimesh nga Britania e Madhe drejt Gjermanisë deri në 17 shkurt. Një ditë më herët, në 16, Liverpuli ka në program ndeshjen e turit të dytë të Championsit në fushën e Lajpcigut, dhe sipas mediave të të dy vendeve, kjo sfidë është në rrezik për t’u anuluar ose për t’u luajtur në fushë neutral. Nëse do të bihej dakord që të bëhej “rokadë” me ndeshjet, pra që të luhej Liverpul-Lajpcig në 16 shkurt, atëherë gjithçka do të ishte në rregull, por anglezët do të humbisnin avantazhin si fitues të grupit në Champions. Nga ana tjetër, Lajpcigu nuk do të donte të luante në fushë neutrale pasi kjo do t’i hiqte avantazhin e shtëpisë. Një problem për t’u zgjidhur, ose ndoshta zonja Merkel mund të bëjë një përjashtim.

Sfidanti.al