Paul Pogba insiston se ai është gati për të luftuar që Manchester Unitedi të marr rezultate më të mira dhe nuk eshte nga ata qe dorezon armet edhe pas nje gabimi fatal.
Mesfushori francez, Paul Pogba tregoi paraqitje shumë të dobët në ndeshjen ndaj Liverpoolit, ku edhe shkaktoi një penallti, pasi preku topin me dorë.
Ai me anë të një statusi në Instagram, thotë se gjera të tilla ndodhin, ndërsa insiston se ata nuk do të ndalen asnjëherë se luftuari.
“Gjëra të tilla ndodhin. Prandaj duhet të bëhemi të fortë. Unë jam këtu, i gatshëm për të luftuar për ndeshjen e ardhshme. Dua të falënderojë tifozët për mbështetjen dhe që besojnë gjithmonë në mua. Tek e fundit ne nuk humbëm. Kurrë mos u dorëzo”, shkruan Pogba