Juventus, Dybala jashtë fushe 20 ditë; dëmtim i lehtë në gjurin e majtë

Andrea Pirlo nuk do të mund të ketë në dispozicion Paulo Dybala për 3 javët e ardhshme. Ky është rezultati i ekzaminimeve që iu nënshtrua sulmuesi argjentinas pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Sassuolon dhe që u konfirmua nga vetë klubi i Juventusit .

Pasi mësoi përfiundimin e kontrolleve për Dybalën që nuk do të jetë në sfidat me Interin dhe Napolin, Juventus merr lajme më pak shqetësuese nga infermieria që kanë të bëjnë me gjendjen e McKennie dhe Chiesa. Për këta dy të fundit ekzaminimet treguan se nuk kanë dëmtime, kështu që gjendja e tyre do të verifikohet ditë pas dite

Sfidanti.al