Trajneri i Danimarkës kundër Contes: Eriksen është shumë i zoti për të merituar këtë trajtim

Trajneri i Danimarkes, Kasper Hjulmand shfaq shqetësimin për situatën e Christian Eriksen dhe sulmon Antonio Conten për mënyrën e trajtimit të futbollistit dhe këtë e bën në një intervistë për të përditshmen ‘Ekstra Bladet’.

‘Christian ka luajtur vërtet shumë pak në 2020-tha Hjulmand-është vëertë një humbje e madhe ta shohësh të ulur atë për kaq shumë kohë në pankinë. Ai është shumë cilësor për të merituar të gjithë këtë’.

Prania e Eriksen në Evropianin e muajit qershor nuk është më dyshim, por kjo nuk e ka penguar trajnerin e përfaqësueses të e shprehë këtë shqetësim të tijin për kohën e pakët të altivizimit të futbollistit danez më të talentuar

‘Nuk jam kaq i shqetësuar për  futbollistët më të mirë-shktoi Hjulmand-por nëse e bën arsyetimin në optikën e një periudhe të gjatë, mund të jetë shqetësuese përsa i përket ritmit të ndeshjes. As Christian e as lojtarë të tjerë nuk mund të shfaqen në nivelet e tyre më të larta nëse nuk kanë ritmin e duhur të ndeshjeve’.

Sfidanti.al